Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës dhe Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.
Me këtë rast, Haradinaj i ka thënë Hahnit se kanë pritur një lajm të mirë për vizat.
Takimi mes kryeminsitri dhe Hahn është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.
Sic u raportua në këtë takim pritet që të diskutohet për taksën prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, si dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Pas këtij takimi, komisioner Hahn do të takohet edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Kryeparlamentarin Kadri Veselin.