Sot në Plavë, në organizim të Ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, vizitoi Plavën dhe Gucinë.
Bushati, me këtë rast takoi liderët e partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe kryetarët dhe këshilltarët e këshillave komunale në Plavë-Guci.
Siç mësojmë në këtë takim u diskutua për çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi, siç janë: ligji zgjedhor, zhvillimi ekonomik, diskriminimi i të drejtave të shqiptarëve në forma të ndryshme, por u potencua edhe rasti i djeshëm i dënimit me gjobë të riut nga Ulqini, për shkak të vendosjes në veturë të mini-flamurit me rastin e festës së Flamurit.
Albert Camaj