Nga Ibrahim Hajdarmataj, Kryetari i OJF-se “Mesuesi”
Keto dite ne qytetin e Bajram Currit, ne zemer te Alpeve, u zgjua me kenge e valle karakteristike te Malesise se Gjakoves, Tropoje.
Me qindra pasardhes te ish-partizaneve te Brigades se 25-te Sulmuese, ish-familje te Deshmoreve te luftes se lavdishme Nacional Çlirimtare dhe 17 partizane te kesaj brigade, u bashkuan ne qytetin e Bajram Currit, te ardhur nga krahina e Krasniqes, Gashit, Bytyçit, Berishes e Nikaj-Merturit, si dhe nga rrethi i Hasit.
Pritjen e beri Kryetari i Komitetit te Veteraneve te LANÇ-it te rrethit te Tropojes, shoku Rexhep Shpati.
Pastaj ne menyre te organizuar u nisen per ne fshatin Tropoje, tek lapidari qe perjeteson rrugen e lavdishme te kesaj brigade.
Transportin e pjesemarresve e kishte sponsorizuar per autobuza dhe furgona, drejtori i Hidrocentralit te Fierzes, shoku Lavdrim Bruka dhe bashkia e qytetit.
Prane lapidarit pjesemarresit ndoqen hymnin partizan. Pastaj u vendosen kurora me lule ne emer te Qarkut te Kukesit nga Prefekti, shoku Zenel Kuçana dhe Nenprefekti i Hasit, shoku Selman Gecaj. Ndersa ne emer te Veteraneve, vendosen kurora ish-partizanet e Brigades se 25-te Sulmuese, 96 vjecari Brahim Sokoli dhe 94 vjecari Murat Zogu.
Fjalen e rastit e mbajti sekretari i Komitetit te Veteraneve te LANÇ-it te rrethit te Tropojes, shoku Zeqir Hasanpapaj.
Per rrugen e lavdishme te Brigades partizane te 25-te Sulmuese, ne pervjetorin e saj te 74-te, foli Nenprefekti i rrethit te Tropojes, shoku Granit Kurmekaj.
Ndersa per batalionin partizan te Hasit nen drejtimin e Zmajl Poges, foli Kryetari i Komitetit te Veteraneve te LANÇ-it te rrethit te Hasit, shoku Sadik Gjafa.
Foto : Prefekti i Qarkut Kukes, shoku Zenel Kuçana, duke pershendetur pjesemarresit.
Prefekti i Qarkut te Kukesit, shoku Zenel Kuçana u ndal ne heroizmin e Komandantit te Brigades partizane te 25-te Sulmuese, Veli Niman Doçi dhe Komisarit Nuri Arapi, si dhe te kater komandantet e batalioneve te kesaj brigade.
- Idriz Rexhep Mulosmani
- Mehmet Bajram Mulosmani
- Ali Brahim Zherka
Zmajl Poga, duke perkujtuar 53 deshmoret e kesaj brigade, te rene ne Shqiperi dhe per clirimin e popujve vellezer te Kosoves.
Kjo brigade arriti ne numrin 1250 partizane dhe ne gjirin e saj kishte 350 partizane kosovare dhe 200 partizane hasjane dhe 700 partizane tropojane.
Pastaj Prefekti i Qarkut Kukes, shoku Zenel Kuçana, solli pershendetjet e perzemerta te Qeverise Shqiptare dhe personalisht te Kryetarit te Qeverise Shqiptare shokut Edi Rama, per heroizmin e kesaj brigade te lavdishme te 25-te Sulmuese, ne luften e saj ne Tropoje dhe Kosove.
Kujtime nga jeta partizane, solli partizani i kesaj brigade, shoku Murat Zogu.
Pastaj zevendeskryetarja e bashkise se Bajram Currit, shoqja Feride Rrahmani, nderoi me mirenjohje ish-partizanet e Brigades se 25-te Sulmuese, te ndare nga jeta kete vit, shokun Shaban Zmajl Margjekaj dhe Hasan Adem Buçpapaj.
Shkolla e mesme e fshatit Tropoje “Ali Iber Neza” dha nje program te pasur artistik per pjesemarresit, ku doli ne pah puna e palodhur e drejtoreshes se kesaj shkolle, shoqes Drita Elezi.
Jehona e festes u percoll edhe ne vatrat e malesoreve patriote.