Kombet më të shëndetshme në botë, në çfarë vendi renditet Shqipëria?

Shqipëria renditet mes vendeve të shëndetshme të botës. Një raport global ku u morën në shqyrtim 149 vende zbulon se Shqipëria pozicionohet e 48-ta në listë, ndërsa 2 vende poshtë nesh ndodhet Turqia. Indeksi i prosperitetit vjetor i hartuar nga Instituti Legatum liston vendet më të mira dhe më të këqija për të jetuar në të gjithë botën për nëntë kategori në total.

Një kategori është shëndeti. Raporti, i publikuar gjykoi vendet për sa i përket sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor, nivelin e sëmundjes, normat e obezitetit dhe masat e tjera shëndetësore.

Greqia renditet e 46-ta në listë ndërsa vendet e tjera të rajonit mbeten shumë pas. Kështu Kroacia është në vendin e 60-të, Maqedonia pozicionohet në vendin e 78-të, Serbia në të 86-in ndërsa Mali i Zi renditet në vendin e 99-të. Singapori kryeson listën e Kombeve më të Shëndetshme i pasuar nga Luksemburgu, Japonia dhe Zvicra.

Austria u paraqit gjithashtu në dhjetë vendet më të shëndetshme, ashtu si Katari, Hong Kongu dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Suedia dhe Norvegjia. Ndërsa Kanadaja zë vendin e 21, Britania e Madhe të 26-tin dhe SHBA renditet e 35-ta.

Vendet më pak të shëndetshme rezultuan të jenë ato të Afrikës. Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Guinea, Madagaskari, Benini, Republika Demokratike të Kongos, Nigeria, Sierra Leone, Nigeria dhe Uganda janë dhjetë vendet e fundit në listë.

“Cilësia e jetës së njerëzve në nivel global po rritet, por boshllëqet midis më të mirëve dhe më të këqijave janë më të gjera se kurrë”, paralajmërojnë ekspertë, duke treguar pabarazi të mëdha në shëndetësi, financa, politikë, arsim, siguri dhe siguri.