Dielli u shua për Heroin e lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit, Presidentin George H Bush!

Nga prof. dr. Sali BERISHA – ish president e ish-kryeministër i Shqipërisë

Te dashur miq, per mikun e madh te shqiptareve, heroin e lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, ish presidentin e SHBA, George H Bush dielli u shua pergjithmone!

Kjo eshte nje dite dhimbje dhe zie per kombin e madh amerikan, qe kishte tek Ish presidenti Bush heroin e pavdekshem te lirise se tij, i cili ne moshen 18 vjecare, si pilot i flotes se SHBA luftoi me guxim te jashtzakonshem per lirine e vendit te tij dhe mbare njerezimit. SHBA dhe kombi amerikan humben sherbetorin e tyre me te perkushtuar te kohes, amerikanin e madh, burrin, shtetasin qe me karakterin e rralle, virtutet, integritetin, fisnikerine, vizionin e tij permbushi me nder e dinjitet ne nje karriere brilante te gjitha detyrat, misionet e medha, ne diplomaci, Kongresin, drejtimin e Agjensise Qendrore te Zbulimit dhe ne Shtepine si Zevendes President dhe me pas si Presidenti i 41 i SHBA.

Por sot ne dhimbje dhe zi jane popujt liridashes te botes dhe ne veçanti popujt qe vuajten nga diktaturat komuniste, te cilet humben sot mikun e madh te çlirimit te tyre nga regjimet e tyre totalitare.

Presidenti i George H Bush perdori fuqine e vendit te madh te lirise per te mbeshtetur renien e perdes se hekurt dhe clirimin e popujve te shtypur nga regjimet komuniste. Ai, si nje shtetar vizionar mbeshteti renien e murit te Berlinit si fitore te lirise se kombit gjerman por dhe mbare njerezimit.

Ne dhimbje dhe zi eshte sot kombi yne, qe kishte tek presidenti George H Bush njerin prej miqve me te dashur, me te medhenj, me kryesor te te gjitha koherave te lirise se tij.

Presidenti George H Bush ishte mbeshtetesi me kryesor i perpjekjeve te shqiptareve per ndertimin e demokracise ne Shqiperi dhe me ultimatumin, vijen e kuqe te krishtlindjeve te vitit 1992, ai mbrojti qytetaret e Kosoves nga barbarite e Kasapit te Ballkanit.

Por sot ne dhimbje jemi dhe une dhe familja ime, pasi kam humbur mikun tim me te shquar, me te dashur. Une kam patur fatin dhe privilegjin e veçante te gezoj miqesine e tij, te cilen do ta ruaj perjete si gjene me te çmuar. Ne hapat e mia te para ne politike kam patur nderin e madh te pritem nga Presidenti George H Bush ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1992 si presidenti i sapo zgjedhur i Shqiperise. Me pas kam patur kenaqesine e veçante te pres mikun tone te madh dhe zonjen Barbara Bush dy here ne Shqiperi ne vizitat e tij miqesore si ish president i SHBA si dhe te pritem prej tyre me bujari dhe perzemerisisht ne nje vizite private se bashku me Lilin ne shtepine e tyre ne Huston, Teksas.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera Presidentit George W Bush dhe te gjthe familjes se madhe Bush, autoriteteve dhe kombit te madh amerikan dhe i lutem Zotit se bashke me t’a qe shpirti i ish presidentit Bush, mikut tim te madh dhe te kombit shqiptar, heroit te lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, te prehet ne paqe! sb