Vjen i vetëm në këtë botë
Me vullnet të Providencës,
Bashkohet me të tjerë shokë
Pastaj nis luftën e jetës.
Dhe kur sheh se korri pak
Prej luftës së vet absurde,
Rruga I duket si lak
Flurudhe pushke…
Që ia devijoi drejtimin
Në tabelë për të qëlluar,
E pamundur të gjejë kthimin
Për të dytën here për të mos gabuar…
KËRKIMI
Burra të mos jenë me zë gruaje
Kërkoj.
Dhe gra pa zërin e burrit.
Dhe gjithnjë dështoj
Në uniseksin e përzjerë,
Në këtë kohë që vringëllon
Përmes ngatërresës pa u ndjerë…
BUÇJA E RAHIMIT
Si bushtra e Eseninit kishte lënë
Këlyshët e saj në korie,
Veç nuk e pashë të kuiste nën hënë
Dhimbjen tek terratiste syve.
Për të ndoshta këndoi poetirus,
Edhe pse nuk kuiste nën hënë,
Pa ditur teorinë e zotit Maltus
Duke ndjerë veç dhimbjen si nënë…
Hovte ajo nga zjarri i mëmësisë
Brinjët ia ndiznin lëkurën e regjur,
E dha pikën e fundit në sisë
Veç t`I kërkonte diku tjetër i kish mbetur…
Dhe kur s`i pa i ulëriti nën hënë
Ashtu si bushtra e Eseninit,
Ndoshta pati shpresë t`i gjente, se ish nënë,
Ndaj britmat la për fund me ulërima trishtimi….