Përbërësit:
3 patllixhanë
200 gr mish gjoksi pule pa dhjam
6 domate
4 patate mesatare
1 qepë mesatare ose e madhe
1 lugë çaji kanellë
kripë,piper i zi
1 lugë çaji cumin
3 lugë salcë domateje ose speci të kuq
2 lugë gjelle vaj \ pak ujë
Përgatitja:
Pritini patllixhanet në formë të rrumbullakët pasi t’ua keni hequr lëkurën. Lereni pak në një tas me ujë me kripë që t’u largohet shija e hidhur.
Pritini dhe patatet në formë rrethi.
Mishin e pulës priteni në shiritë të hollë, jo shumë të gjatë.
Pritini 3 domate dhe qepët në copa të vogla si për gjellë.
Në një tenxhere jo shumë të thellë vendosni qepët dhe dy domatet dhe shtojini dhe pakëz vaj. Këto vendosini sipër njëra tjetrës si kate dhe jo duke i përzier. Më tëj shtoni një kat me një pjesë të patllixhanëve, më tej një kat me patate, dhe më tej shtoni mishin e pulës. Sipër shtoni dhe një kat me pjesën e ngelur nga patatet dhe më lart një kat me pjesën e ngelur nga patllixhani. Në fund pritini dhe 3 domatet e ngelura në formë kubash të vegjël dhe shtrojini si një kat sipër patllixhanëve.
Në një tas hidhni ujë rreth 250 ml, në të përzieni salcën si dhe erëzat e lartëpërmendura. Shtojeni këtë sipër tenxheres dhe më tej lijeni të zihet në zjarr të ulët duke e mbyllur kapakun përgjysëm.
Kontrollojeni herë pas here se mos ka nevojë për shtim uji, duke bërë kujdes se mos i përzini asortimentet.
Pasi ta shihni se gjella është gati, shërbejeni të nxehtë, duke e kapur me kujdes në mënyrë që mos shpërbehen katet.