“The Telegraph”: Kombëtarja e Kosovës, ose “Brazili i Ballkanit”

Është një vit përvjetorësh për Kosovën: një shekull, që nga formimi i Jugosllavisë së para luftës, 20 vite që kur krimet e luftës të nacionalistëve serbë përbënin një kërcënim ekzistencial për këtë vend, një dekadë që kur shpallja e pavarësisë u bë realitet.

Rëndësia e vitit 2018? Kombëtarja e Futbollit të Kosovës do t’i japë fund vitit si e pamposhtur, me mundësinë e kualifikimit në Kampionatin Europian, pasi siguroi kreun e grupit të vet në Ligën e Kombeve.

Tifozët do të dynden në baret e Prishtinës për “play-off”-in e kualifikueseve të këtij kompeticioni dhe cilado qoftë ajo fushatë, shteti më i ri i Europës është dy fitore larg një turneu të madh. Maqedonia, pastaj Gjeorgjia, ose Bjellorusia qëndrojnë në rrugën e tyre.

“Futbolli është si një fe”, – thotë Arnolld Korenica. – Burimi i lumturisë, krenarisë dhe gëzimit, e vetmja mënyrë për t’u çlodhur pas një dite të vështirë dhe të ulët, dhe pas zhgënjimeve të përditshme politike”.

Në vitin 2016, Kosova akoma nuk luante dot një ndeshje garuese. Skuadra përbëhej nga 12 lojtarë dhe stadiumi kombëtar nuk ishte i përshtatshëm për ndeshje. Tani, stili i saj i lojës ka fituar mbështetës, duke e quajtur “Brazilin e Ballkanit”.

Kosova nuk mund të dëshirojë asnjë përgjigje më të theksuar se fitorja vendimtare 4-0 ndaj Azerbajxhanit ishte arritja më e madhe, për ta siguruar vendin e saj në “play-off”.

Në mëngjesin e ndeshjes, Kosovës i është mohuar përpjekja e saj e fundit për t’iu bashkuar Interpolit, një goditje e mëtejshme në luftën për njohjen ndërkombëtare.

Megjithatë, kjo nuk do t’i ndalte tifozët, që festonin frytet e dy dekadave rindërtim, as arritjet e ekipit të tyre të dashur, të drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes.

“Në mbrëmje, politika nuk mund ta pengonte suksesin e vendit tonë”, – tha Korenica, edhe pse politikanët shpejt u tubuan në stadium për ta zotëruar triumfin si të tyrin.

Lumi i vetëm i “bifurkuar” i Europës kontinentale kalon nëpër Kosovë; Nerodimka, i cili rrjedh si në Egje, edhe në Detin e Zi. Një metaforë gjeografike për historinë e dyfishtë dhe kontestuese të shtetit.

Një shumicë e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, 82 për qind e Bashkimit Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por Serbia dhe aleatët e saj nuk e bëjnë këtë.

Euforia e shpresës së ndjekur nga zhgënjimi i menjëhershëm, madje edhe nga shpërthimi i zemrës, është gjithashtu konfirmim i zhvillimit të saj në futboll. Në korrik, lojtari legjendar dhe kreu i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq nga një arrest kardiak gjatë ushtrimit në një palestër, 57 vjeç. Stadiumi në Prishtinë është emëruar në nder të tij. Vokrri mbahet mend si një vizionar i pakrahasueshëm.

Si për çdo profesion në Kosovë dhe Shqipëri, edhe futbolli pësoi “rrjedhjen e trurit” për shkak të emigrimeve masive të njëpasnjëshme nga lufta, apo privimet e komunizmit autoritar të Enver Hoxhës. Disa futbollistë u tërhoqën për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami ishin një brez i lindur shumë herët për të përfaqësuar Kosovën, por Arber Zeneli i Heerenveen, Milot Rashica i Werder Bremenit dhe portieri i Manchester City, Aro Muric janë yjet që do ta vazhdojnë atë ëndërr.

Në ndeshjen e tyre të fundit nuk ishte asnjë lojtar i vetëm në fushë mbi 30 vjeç, duke reflektuar popullsinë e vendit, e cila ka një moshë mesatare prej 27.8 vite, më e reja në Europë. Shumë lojtarë humbën familjen gjatë luftës.

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 është një kundërpërgjigje ndaj klisheve të së drejtës së izolacionizmit dhe të mbeturave “anti-imperialiste”. Ishte vendosja e forcës perëndimore për të mbrojtur popullsinë me shumicë myslimane nga kërcënimi i shtetit serb, i etur për vrasje me motive etnike.

Një gjë e tillë u shpërblye me mirënjohjen e veçantë të disa shqiptarëve të Kosovës, që nisën t’iu vendosin emra “Tonibleer” fëmijëve të tyre. Ky u bë emër i njohur për një brez fëmijësh, pasi ish-kryeministri anglez u konsiderua si shpëtimtar. Një kujtesë se bota nuk është aq Manike, sa mendojmë ndonjëherë.

Shkruan “The Telegraph”