Ky është një moment i bukur për të reflektuar, menduar dhe kujtuar të gjithë të rënët në të gjitha kohërat për lirinë e Shqipnisë dhe shqiptarëve. Koha po punon për ne dhe ne duhet ti themi njëri-tjetrit:
GËZUAR dhe URIME Festa e FLAMURIT dhe Pavarësisë!
Përfaqësuesit e Rilindjes sonë kombëtare bënë një hap të guximshëm dhe historik kur morën vendimin dhe thanë: „FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA“. Ky vendim i tyre e bënë Kombin Shqiptar të paarrijtshëm për kombet e tjera, sepse përderisa kombet e tjera rreth nesh u përcaktuan për shtete fetare kombi ynë u përcaktua për Shtet Shqiptar, duke e quajtur të përbashktën tone: SHQIPTARINË dhe duke e lënë religjionin si çështje personale të secilit shqiptar. Ky përcaktim i atëhershëm është mrekullia vet dhe pa modesti duhet ta themi se ne i japim mësim botës së „civilizuar“ dhe asaj të pa „civilizuar“ se si mund të bashkëjetojnë religjionet në paqe dhe harmoni. Për këtë sot na e kanë zili miqtë dhe sidomos armiqtë tanë.
Prandaj Shqiptarë:
GËZUAR 106 Vjetori i Pavarësisë!
Shëndet, begati e suksese kudo që jeni!
Gëzim Kasumaj, Cyrih