Komandanti në largim i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës, atyre të Serbisë dhe përfaqësuesve lokalë në veri të Kosovës që të përmbahen dhe t’i zgjidhin problemet në mënyrë paqësore.
Në përmbyllje të mandatit njëvjeçar në krye të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Cuoci tha se llogarit në të gjitha palët që të tregojnë maturi dhe të mbështesin çdo përpjekje që dërgon në normalizim dhe shmangie të tensioneve.“Pavarësisht a jetojnë në veri apo në jug, apo përkatësisë etnike, këshilla ime personale është që të përmbaheni nga përdorimi i dhunës, provokimit dhe përleshjeve”, tha ai.

Cuoci po ashtu tha se vendosja e sovranitetit të plotë të institucioneve të Kosovës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe mbetet ende sfiduese.“Në realitet ende nuk ka kontroll të plotë në atë pjesë dhe kjo është e vërtetë. Kemi krimin e organizuar që është i pranishëm, pastaj kemi vështirësi në angazhimet për të qenë plotësisht efektivë dhe të gjitha këto po ndikojnë edhe te popullata në veri”, tha Cuoci.
Problemet në veri, nënvizoi ai, duhet zgjidhur përmes dialogut.Cuoci, më 28 nëntor, do t’ia dorëzojë postin e komandantit të KFOR-it gjeneralmajorit Lorenzo D’Addario.