Deri në vitin 2012 Nedim Yasar kishte qenë drejtues i bandës “Los Guerreros”. Tashmë punonte në një radio. Dhe premtonte të jepte një ide shumë të qartë për mënyrën se si funksiononte krimi i organizuar në vend.
Shtëpia botuese, People’s Press, thotë se libri tregon për shokët dhe bandat armike, për bizneset dhe jetën në burg, si dhe për rregullat e pashkruara që ndiqen nga komunitetet e kriminelëve.
Ministri i Drejtësisë së Danimarkës tha se vrasja ishte e pakuptimtë dhe ngjarje e trishtë.
“E kam takuar Nedimin”, shkroi ai. “Takova një njeri që donte me gjithë shpirt të ndryshonte.”/ Opinion.al/