Nga Fran Ukcama – Fier
Nuk po m` bezdis ky shi vjeshte i butë, i vaktë,
as qielli i mrrolur n` çerpikët e detit,
tjetër brengë kam, tjetër hall,
Dimrin e egër të Atdheut!!
Ngrica kendej, kallkan në Kosovë,
kur ke liri, demokraci e shpërdoron,
elitat politike na jkanë vu n` provë,
n` mizerje, ky popull sa duron..
Pashë so vilat e bardha te neosundimtareve,
e shtroi pytjen, ata t` diktatures ç`ka banë,
shtypës pa skrupuj, i nxorrën udhëve,
të rintë ku t` munden botës matanë!!
Sot nuk po shkruaj për kafshatën time,
unë i kam tre vakthe , lavdi Zotit,
por zemra m` dhëmb, për kafshaten e mijrave,
që s` kanë,
keta uzurpator flasin për Gjergj Kastriotin!
Po s` pati bukë n` sofër, strehë mbi krye,
ç`i duhet Atdheu, po flamuri,
kur milona euro, shkojnë ku nuk dihet,
kendej hedhin thërrimet pa pikë turpi!