Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë administron dhe shfrytëzon pasurinë arkivore të krijuar gjatë gjithë historisë së shërbimit të jashtëm shqiptar tashmë mbi 100-vjeçare. Arkivi i saj radhitet i dyti në vend pas Arkivit Qendror të Shtetit. Fondet e saj të pasura arkivore janë të hapura dhe shfrytëzohen çdo ditë për interesat studimore e njohëse të publikut dhe për nevojat e politikës së jashtme. Në kuadër të përpjekieve të këtij institucioni pë
r të njohur publikun dhe studiuesit me vlerat më të mira profesionale të krijuara nga diplomatët shqiptarë gjatë një shekulli, për ti ofruar shkrimit të historisë së diplomacisë sa më shumë burime dokumentare autentike, dhe duke u bazuar në ligjin Nr.9154, dt.6.11.2003 “Për Arkivat”, neni 47, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i fton të gjithë ish-diplomatëve që shërbyen në rradhët e shërbimit të jashtëm në një periudhë të caktuar si diplomatë të thjeshtë ose si drejtues, apo familjarëve të tyre që të
|
|
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, Tirana, Albania. 22K likes. Government organ…
|
|
|
kontribuojnë për të pasuruar më tej arkivën historiko-diplomatik të këtij institucioni me fondet e tyre personale arkivore të krijuara gjatë jetës e punës së tyre si diplomatë. Në bazë të ligjit çdo dorëzim i fondeve personale arkivore pranë Arkivit historiko-diplomatik të #MEPJ do të shoqërohet me një marrëveshje të nënshkruar nga dy palët për kushtet e shfrytëzimit të fondit personal arkivor, dhe me një falenderim publik nga ana e këtij institucioni. Ai do të konsiderohet një kontribut i çmuar i ish-diplomatëve në pasurimin e trashigimisë historike të shërbimit të jashtëm shqiptar.
Çdo informacion shtesë apo nevojë për të komunikuar do të kërkohet në adresen elektronike pranvera.dibra@mfa.gov.al”