Receta e ditës/ Kotoleta me arrë kokosi dhe tërshërë

Përbërësit:

2 fileto pule (prijini në rripa prej 2 cm)

 

Për marinimin:

400 ml qumësht

lëkura e një limoni

1 lugë me fara spec djegës

1 lugë me kripë

 

Për përzierjen:

150 gr tërshërë, të imët

2 vezë të mesme, të rrahura

½ lugë me fara të specit djegës

kripë

 

Për servirjen:

Salcë mustarde me mango (sipas preferencës)

Domate qershi

Majdanoz

 

Përgatitja:

Për marinimin:

Në një tas, shtoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni së bashku.

Shtoni copat e pulës dhe lyejini me marinimin e sapo përgatitur.

Lërini të marinohen për të paktën 2 orë ose gjatë natës.

Kur të jenë gati, largojini copat e pulës nga tasi dhe thajini me letra guzhine.

 

Për përgatitjen:

Fillimisht ngrohni furrën në 200 gradë C.

Do ju duhen 3 tasa. Në tasin e parë shtoni tërshërën. Në tasin e dytë shtoni vezët e rrahura. Në tasin e tretë kombinoni kokosin, farat e specit djegës dhe kripën. Zhysni copat e pulës në tasin e parë dhe mbulojini plotësisht me tërshërë.

Më pas, me marshë i shysni në tasin e dytë ku janë vezët e rrahura. Në fund zhytini në tasin e fundit ku është përzierja e kokosit.

Transferojini copat e pulës në një tepsi ku poshtë keni shtruar letër pjekje (me qëllim që të mos ngjiten). Piqini për 25-30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

Kur të jenë gati shërbejini me salcën e mustardës dhe mangos , domatet qershi dhe majdanozin e prerë hollë.

Ju bëftë mirë!!