Sapo është publikuar posteri zyrtar i filmit dokumentar “LORIK” film i realizuar nga Andi Decka duke sjellë jetën dhe rrugëtimin ne botën e futbollit të “Kapitenit Legjendar” të Kombëtares Shqiptare.
Fëmijëria, familja, futbolli, talenti, atdhetarizmi dhe dashuria e madhe për një komb, të gjitha nën një emër “LORIK”.
Loriku është djali i futbollistit të pensionuar Agim Cana. Më 24 korrik 2009, Cana u bashkua me Sunderland duke firmosur një kontratë katër vjeçare. Më 8 korrik 2010, Cana u bashkua me klubin turk Galatasaray për një shumë prej 4.5 milion €.
Cana kishte të drejtë të luante me tre kombëtare (Zvicra, Shqipëria & Franca), pasi i kishte të tre pasaportat. Cana ka qenë pjestar i kombëtares shqiptare që nga viti 2003, pasi u thirr nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai e pranoi thirrjen dhe bëri debutimin e tij me kombëtaren më 11 qershor, që në moshën 19 vjeçare.