Në Angelholm të Suedisë SHKS “Nënë Tereza” organizoi një festë me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Valltarët e ShKSH”Nëna Terezë ”, së bashku me Kryetarin, e shoqatës në fjalë. Ishte e vogël salla për ti pranuar të gjitë ata bashkatdhetarë të cilët dëshironin që të jenë prezent me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit, kombëtar dhe 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Moderatore të kësaj mbrëmje festive ishin: Donika Sallahu dhe Albina Ibrshimi

Rrahman Rrahmani , kryetar i ShKSh”Nëna Terezë”, në Ängelholm, dhe z. Tim Erim, përfaqësus i një Organizate Joqeveritare, në Suedi, gjatë mbajtjes së një fjale rasti.

Zonja dhe zotërinj, fëmi të dashur, musafir të nderuar.

Ai në veqanti uroj Ditën e Flamurit kombëtar Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, z. Hysen Ibrahimi. Pastaj këngëtarëve të kësaj mbrëmje festive z. Burhan Beqiri dhe Mërgim Jetullahu, si dhe orkestrin muzikor në përbërje : Mërgim Gashi dhe Astrit Shkupolli. Përshëndeti dhe falenderoj për prezencen e tij në këtë mbrëmje festive z.Tim Erim, përfaqsues i një Organizate Joqeveritare, e cila është edhe sponsore e ShKSh”Nëna Terezë”. Ndërsa për punën dhe kontributin shumë vjeqar, me fëmijët tanë, në sferën e kulturës z. Rrahmani, e përgëzoj, koreografin dhe aktorin Ahmet Ahmeti, i ndihmuar edhe nga Besam Istrefi. Me këtë rast z. Ahmeti dhe z.Istrefi u përshëndetën nga të pranishmit në këtë mbrëmje fesive me një duartrokitje të gjatë.

Të nderuar bashkëkombës, Më ”28 Nëntorin”, e vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin në kalanë e Krujës. Po në të njëjtën datë, me ”28 Nëntorin”, 1912-tës, diplomati i shquar, Ismail Qemali, së bashku me diplomat shqiptarë të të gjithave trojeve etnike , si dhe me luftëtarin tonë të njohur Isa Boletinin, e rishpalosen Flamurin e Skenderbeut dhe njoftuan botën, se Shqipëria dhe shqipëtarët u bënë të lirë dhe të pavarur. Po në të njetën datë më ”28 Nëntorin”, e vitit 1955 në fshatin Prekaz, lindi komadanti legjendar i UQK-së Adem Jashari. Se sa e madhe është kjo datë, se sa rëndësi ka, tregon vet kronologjia e ngjarjeve të kësaj date.

Kjo datë, përveç kurorëzimit të përpjekjeve tona për liri, shënon edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë për kombin tonë, në të cilën jemi duke ecur sot e mbi një shekull më parë. Një ditë e tillë e madhe, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë.
Të nderuar pjesëmarrës,

28 “Nëntorit”, i është shtuar edhe një datë tjetër po aq e rëndësishme, “17 shkurti”, i vitit 2008 kur Kosova, shpalli veten, Republikë të pavarur dhe Sovrane.
Këtu patjetër dua të ju kujtoj ideatorin e formimit të shtetit më të Ri në botë, ish presidentin e parë historik dhe shpirëtror të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, i cili me politiken e tij paqësore,depëtoi në thellsi të botës perendimore dhe në SH.e B.të Amerikës,duke i bindur se Kosova meriton Pavarsin e sajë.
Gjithësesi se një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhej Nëna e tërë botës së qytetruar siq ishte “Nëna Terezë”, ose “Gonxhe Bojaxhiu”,që ne me krenari e mbajmë emrin e shoqatës sonë.

Kremtimi i 28 nëntorit dhe datave të tjera të rëndësisë së veçantë, tregojn respektimin për të kaluarën tonë të lavdishme. Prandaj duke respektuar vlerat, respektojm vetveten tonë, të tashmen dhe të ardhmen.

Zoti e bekoft popullin shqipëtar kudo që ndodhet ai.