Nga Bardh M. Nëngurra, Norvegji
Pse o vëlla vjen të me ngushëllosh
per mortin që m`ka ra,
hyn me selam-aleikum
dhe ulesh me merhaba.?
Pse s`me thue ngushëllime
pse Shqip s`me flet?
Me thuej Zoti ju lasht shnosh
Pse m`thue allahi n`xhenet?
Vallha, pasha allahin, pse si hjek nga goja,
pse nuk thue per Zotin, ambël e kuptueshem
Mos o vëlla të lutem e ty tu thaftë goja
mos m`folë gjuhë të huej, gjuhë pushtese.
A nuk asht e bukur n`Shqip përshendetja
që n`secilen kohë nga dy tri fjalë i ka?
A ka urim ma të shejtë se sa Tungjatjeta
Pse s`me pergëzon Shqip, pse s`me flet si vëlla?
Selamaleikum nadje, në mesditë dhe n`mbramje
Ku mbeten : nadja e mirë, miredita e mirë mbrama
selamaleikum nuk asht fjalë e jona
Folem Shqipen që ta ka mësue Nana.
Pse kur m`perqafon me thue hoshgjelden
Pse m`bahesh i huej, pse me irriton?
Kur s`ta këthej hoshbollden pse të skuqet fytyra
Pse i shtërngon dhambët e vrengët m`shikon.
Ku mbet mirë se t`gjeta që ti nuk ma thue
Mirë se t`pruni Zoti pse ti s`ma pranon
Rri shlirë si n`shpi tane nuk je tue kuptue
Pret të t`flas ngjuhë t`huej se ti atë e don.
Andaj ti o vëlla sinqerishtë ma thuej
pse per gjuhë të tjetrit perbuzë gjuhen tande?
Pse në Token tande sillesh i huej me vellan
Pse per lesh arabi je gati e nanën ma shan?!
Sarpsborg: 18.11.201