Detaje nga takimi Gani Geci – Sami Lushtakun, ja çka biseduan (Dokument)

Nga: N.Sh.

Gani Geci, Sami Lushtaku

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është takuar me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Burime të sigurta të gazetës “Bota sot” kanë treguar arsyet e takimit të Gani Gecit me Sami Lushtakun.

Sipas burimeve, ata kanë biseduar në lidhje me komunikatën numër 59 e shkruar gjatë kohës së luftës nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Biseda ka qenë rreth komunikatës numër 59 dhe kërkim faljes të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, ka thënë ky burim.

Dihet mirë se, Sami Lushtaku e ka mbrojt Gani Gecin edhe gjatë luftës dhe e ka hedhur poshtë këtë komunikatë edhe gjatë luftës.

Zona Operative e Drenicës qysh atëherë kishte dal kundër asaj komunikate bashkë me Jetullah Gecin, Bashkim Jasharin, Nuradin Lushtakun etj.

Gani  Geci, ka raporte të acaruara me presidentin Hashim Thaçi, drejtor i drejtorisë Politike të UÇK-së.

Geci së fundmi ka dalë me akuza të rëndë të cilat target e kanë pasur kryesisht Presidentin Thaçi.

Ish-deputeti i LDK-së e ka akuzuar Thaçin se ka gisht në vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi.

Ai po ashtu ka treguar se është një nga dëshmitarët e Gjykatës Speciale.