XHON F. KENNEDY ISHTE METEOR

Nga Fritz RADOVANI:

       Xhon Fitzgerald KENNEDY, asht lé në Brooklin, Massachusetts, me daten 29 Maji 1917. Me daten 20 Janar 1961, Xhon Kennedi u betue si President i ShBA, dhe per tri vjet mbeti i daltuem me shkronja t’ arta në fletët e Historisë së Amerikës, dhe  asaj Botnore. Ai ishte një meteor i vertetë që shkelqente si një yll i zbritun nga qielli…

2 Qershor 1961 në Pallatin Shaijo, në Paris, mbas bisedimeve me Presidentin e Francës Sharl De Gol, deklaroi: “Mund të ketë turbullira prapa perdes së hekurt, për shkak të lidhjeve të dobëta që ekzistojnë, në një gjendje në të cilën Shqipëria është radhitur përkrah Kinës komuniste në grindjen ideologjike me Bashkimin Sovjetik.

        Kjo është arsyeja,” – tha Kennedi – “për të cilën mendoj, se rrota po rrotullohët në favor të Botës së Lirë, dhe jo të komunistëve.” (Gazeta “Zëri i Popullit” dt. 9 Qershor 1961, Nr. 139, (3982), fq. 4. “Përgjigje zotit Kennedi”). Shqipnia Ju pergjegjë nga kampi socialist.

        Ne me të vertetë nuk e dijshim ku jemi, “po barin vazhdonim me e hanger e parimet nuk i kemi shkelë, as atëherë, as sot!” Mbas interesimit të Presidentit Kennedy per Shqipni e moslejimi i Nanës Tereze me takue Nanen e Vet në Tiranë, nga Enver Hoxha, Ai i tha:  “…shkuemja e Juej në Shqipni asht nderim i madh që i bani një diktatori të pashoq që sundon atje, nuk ua këshilloj shkuemjen.” Nanë Tereza nuk erdhi. Presidenti tha edhe në Gjermani: “Kush mendon se asht i mirë komunizmi të vijë e të shohin Berlinin!”

            23 NANDOR 1963 Kennedy asht vra me atentat, në Dallas, Teksas të ShBA.

        Kennedy ishte i 35-ti President i ShBA. I treti që vritet me atentat në moshë 46 vjeçare, mbas  Abraham Linkoln në 1885, dhe Mc. Kinley, në vitin 1901. Mbas 10 muejsh hetime, per vrasjen e Xhon Kennedy, në vitin 1964, komisioni hetimor i drejtuem nga Kryetari i Gjykatës së Naltë të ShBA, Earl Warren..,“mbylli Dosjen Kennedy” per 50 vjetë…

        Ndaj politikës agresive sovjetike dhe vendosjes së rraketave në Kuben komuniste,  Presidenti Kennedy asht i pari President që punoi per çarmatimin berthamor në Botë.

        Kur acarimi mes dy kampeve mërrijti kulmin, kujtoj një thanje të Papës Gjoni XXIII: “Jo, një President si Kennedy, s’ mundet me mendue kurr per me shkatrrue Boten!”

        E pra, kampi komunist i Lindjes, nuk ka pasë frikë asnjë President sa Kennedy-n!…

        Meteorët e historisë asnjëherë nuk shuhen! Shkelqimi i Tij shndritë edhe sot Boten!

            Melbourne, 21 Nandor 2018.