Në kulmin e përplasjes së klaneve në Partinë Socialiste, Rama duket se ka vendosur ta nxjerrë Erion Velinë nga Bashkia e Tiranës. Jo thjesht si veprim mekanik, por Veliaj duket se nuk e kujton më se kush ishte. Manastirliu është më e besuar për Ramën. Ajo ka nisur bashkëpunimin me të shumë kohë para se të dilte në dritë emri i Veliaj. Manastirliu është nga grupi i besnikëve që Rama i ka pasur në bashki prej vitesh. Pavarësisht se ministria që drejton Manastirliu është problematike, te një shtet ku asgjë nuk funksionon, kjo nuk hyn prish asnjë punë. Mbetet për t’u parë se si mund ta presë blloku i Erion Veliajt veprimin e radhës të Ramës. Veliaj deri më tani e quan të sigurt kandidimin, ndërkohë që Rama ka dhënë mesazhe se askush nuk është i sigurt për të kandiduar.
Ogerta Manastirliu drejt kandidimit për Bashkinë e Tiranës
Rama dhe Manastirliu në vitin 2000, kur kjo e fundit e ndihmonte në garën për bashkinë