Kur qepallat i mbyll syri,
Ëndërra qaset me shpejtësi
Lakmia merr flakë si stralli
Shpirti digjet në brendësi
`
Se kjo jetë është kalimtare,
Lum kush diti ta shijojë,
Breng e halle është kjo botë,
Koha ikën ne qëndrojmë.
`
Toka e ftohtë i hap krahët
Trupi tretet me thellsi,
Dheu i zi t`i përpinë fjalët,
Bari nxjerr syrin e ti .
`
Çdo fillim ka një fund,
Fundi i udhës është i fshehtë
Kur deshira shpirtin tund
Ferrin prek fare lehtë.
`
Nëse kohën e vlerson,
Duke i dhën ngjyren e jetës,
Dashuria nuk të mungon
Kur vlersimin i bën vetëvetës.
`
Sabrie Selimaj @