BE pret Londrën – Marrëveshja për Brexit miratohet

BE miraton marrëveshjen me Britaninë e Madhe dhe shpreson që qeveria britanike të rezistojë deri të dielën në samitin e posaçëm të BE. Nuk do të ketë negociata shtesë për marrëveshjen e arritur.

Großbritannien Confederation of British Industry's | Theresa May, Premierministerin (Reuters/T. Melville)

Me një ujdi të harmonishme të 27 ministrat e Europës të Bashkimit Europian e miratuan marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Këtë e pohuan si kreu i këshillit të presidencës së, ministri austriak për Europën, Gernot Blümel dhe kryenegociatori, Michel Barnier të hënën. Pika që ende qëndron e hapur, sipas BE, është zgjatja e mundshme e fazës së tranzicionit. Sipas marrëveshjes faza e ndërmjetme, në të cilën Britania e Madhe dhe BE do të kenë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi do duhet të marrë fund në dhjetor 2020. Me kërkesë të Britanisë së Madhe është e mundur tani edhe një zgjatje e mundshme e këtij tranzicioni. Por deri në fund të javës, BE dhe Britania e Madhe duan të bien dakord për një datë konkrete. Si afat të fundit, kryeministrja, Theresa May përmend zgjedhjet e ardhshme në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, të planifikuara në vitin 2022.

Brexit-Chefunterhändler Michel Barnier (Reuters/E. Vidal)

Zgjatja e fazës së ndërmjetme

Kjo datë ka rëndësi për shkak të debateve të brendshe politike në Britaninë e Madhe, sepse për sa kohë që faza e tranzicionit është në fuqi, gjërat nuk ndryshojnë për britanikët. Vetëm pas kësaj e nëse përpjekjet që të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi dështojnë, do të hyjë në fuqi „rregullorja e emergjencës”, „Backstop” ai rregullon, që mes anëtares së BE, Irlandës dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe të mos ketë „kufi të plotë”. Kjo do të arrihet përmes asaj, që Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut do të mbeten në një union doganor me BE, pa afat. Kjo është e papranueshme për përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexitit në grupin parlamentar konservator të partisë së Theresa Mayt. Sepse union doganor do të thotë që Britania e Madhe nuk do të shkëputet përfundimisht nga BE dhe nuk do të arrijë të përmbyllë dot marrëveshje tregtare vetjake psh me SHBA, Indinë apo Kinën. Pra, premtimi – „to take back control”  -të rimerrej kontrolli nuk do të realizohej.

Të mënjanohet Backstop

Großbritannien Confederation of British Industry's | Theresa May, Premierministerin (Reuters/T. Melville)

Por rregullorja „backstop” nuk do të duhet të zbatohet, sepse më parë do të jetë arritur një marrëveshje bashkëpunimi, që zgjidh edhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Këtë e ka premtuar kryeministrja britanike që ndodhet nën presion të madh në vendin e saj. Për të çimentuar edhe njëherë këtë marrëveshje, Theresa May kërkon që këtë javë përsonalisht të udhëtojë në Bruksel për të negociuar vetë formulimet e sakta të „deklaratës politike” të marrëveshjes së Brexit. Në këtë deklaratë përcaktohen qëllimet e marrëveshjes së re mes BE dhe Britanisë së Madhe. Ato janë të formuluara në mënyrë të përgjithësuar dhe shkojnë nga bashkëpunimi në çështjet e sigurisë deri tek një marrëveshje tregtare e gjerë me shkëmbim pa dogana të mallrave e shërbimeve. Po ashtu parashikohet edhe udhëtimi pa viza, si edhe mundësia e hyrjes së  partnerëve në kontratë tek zonat e peshkimit apo pjesëmarrja me pagesë e britanikëve në programe të caktuara të BE.