Ballina Shëndet Sa i rrezikshëm është për shëndetin akulli në pije?

Sa i rrezikshëm është për shëndetin akulli në pije?

Kur vendosni t’i hidhni pijes apo koktejit tuaj një apo më shumë kube akulli, mendoni me kujdes rreth asaj se sa i pastër është ai.

Konsumatorët e pijeve freskuese, në përgjithësi, nuk mendojnë për rrezikun që akujt e vendosur mund të jenë “të ndotur” me baktere, madje edhe me kërpudha, sidomos në situatat kur duart nuk janë absolutisht të pastra, .

Mungesa e madhe e higjienës në trajtimin e akullit dhe papastërtitë e saj është treguar edhe nga shumë studime amerikane.

Hulumtimet e kryera mbi cilësinë e akullit kanë treguar se madje 77.2 për qind e mostrave kanë qenë pozitive ndaj pranisë së bakterit koliform, origjina e së cilës është ajo fekale.

Kjo është një grimcë e vogël mikroskopike që përfundon në akull për shkak të duarve të pista.

Është e zakonshme që bakteret të cilat grumbullohen në akullmbajtëse gjithashtu ndotin kubet e akullit.

“Në këto situata, akulli i kontaminuar është problem në vetvete, dhe rreziku rritet nëse vjen në kontakt me mish dhe ushqime të tjera, pasi atëherë mundësia e përhapjes së infeksionit është më i madh,” tha Debra Hoffman, një specialiste e mikrobiologjisë në Universitetin e South Florida.

Kërpudhat, gjithashtu, shpesh gjenden në akullore të restoranteve, por edhe në kushtet e shtëpisë. Për shmangien e pranisë së tyre nevojitet disa herë në vit të pastrohen zonat ku mbahet akulli, sidomos në shtëpi.