Ballina Kuriozitete Mark Zuckerberg urdhëron ekipin e kompanisë së tij që të përdorin telefonat...

Mark Zuckerberg urdhëron ekipin e kompanisë së tij që të përdorin telefonat Android

Mark Zuckeberg urdhëroi ekipin e kompanisë së tij të përdorë Android, pasi drejtues të Apple kritikuan Facebookun, duke e quajtur atë një shërbim që po e prish jetën private.

Mark Zuckeberg urdhëroi ekipin e kompanisë së tij të përdorë Android, pasi drejtues të Apple kritikuan Facebookun, duke e quajtur atë një shërbim që po e prish jetën private.

“Për një kohë të gjatë, ne kemi inkurajuar punonjësit tanë që të përdorin Androidin, sepse ky është sistemi operativ më i popullarizuar në botë”, thanë në Facebook.

E paqartë mbetet nëse kryeshefi ekzekutiv i Facebookut ka lëshuar këtë urdhër për shkak të deklaratave të Apple, por Android është, në çdo rast, sistemi më dominues në Amerikë, Evropë, Rusi dhe Azi.

Ekspertët thonë se ky është një vendim i mirë dhe kompanitë e tjera si Snapchat po inkurajojnë punonjësit që të përdorin Android, transmeton ksp. Android dhe iOS kanë disa dallime të rëndësishme që ndikojnë në zhvillimin e sistemit dhe të aplikacioneve.

Megjithatë, gazetarët e “The New York Times” kontrolluan profilin e Twitterit të disa punonjësve të Facebookut dhe zbuluan se ata ende përdorin iPhone, gjë që sugjeron që urdhri i Zuckerbergut nuk është zbatuar në tërësi.