Nga Marash MËHILLI
Dymbëdhjete shtatori, shi e batare,
Vrasje fatale, natë dëshmitare.
Djajtë e ferrit qëlluan nga terri,
Legjenden studentore me pishë dielli.
Zemra rreh gjoksin e gjoksi – kambanë,
Azem Hajdarin, tradhtisht e vranë.
Loti s’po teret, o djalë i furtunës,
Morti shkul thinja në krye të Ajkunës.
Dje në tribunë, sot në piedestal,
Për kombin – këngë, për tokën – mal.
Vitet gremisen në humnera malli,
Fjala jote prin, hapi yt i pari.
Athinë, 2010
_________________________
Marash Mëhilli, poet e kulturolog,(i cili ndrroi jetë në muajin e kaluem, tetor 2018) në disa dekada ka punuar përgjegjës i kulturës në veprën e madhe energjetike në Fierzë dhe në qytetin B. Curri, i cili e ka njohur nga afër Azem Hajdarin në fëmijërinë e rininë e tij, pasi vet Azemi ishte i aktivizuar edhe në veprimtaritë kulturoro-artistike, si veçojmë luajtjen e një roli në dramën “Familja e peshkatarit”, etj.