Receta e ditës/ Supë me krem rukola

Përbërësit për 4 persona:

250gr rukola
1 patate mesatare
1 qepë e vogël
1 thelpi hudhër
700ml-1l lëng perimesh (ose lëng të përgatitur me koncentratë)
200ml pana të freskët për kuzhinë
50gr feta djathi parmixhano
kripë
piper
pak vaj ulliri

Përgatitja:

Kaverdisim ne vaj ulliri qepën dhe hudhrën të grira shumë hollë derisa të zbuten, shtojmë lëngun e perimeve, patatet e prera në copëza të vogla (në mënyrë që të gatuhen sa më shpejt) dhe e lëmë të gjithë supën të ziejë për rreth 15 minuta, apo derisa patatet të jenë zbutur plotësisht.

Shtojmë rukolën e larë duke hequr mënjanë ndonjë gjethe për dekorim, panën e kuzhinës dhe e çojmë sërish në vlim për disa sekonda. E kalojmë të gjithë masën në mikser derisa të formojmë një krem dhe e rregullojmë me kripë dhe piper.

E shërbejmë në pjatë të zbukuruar me fetat e djathit parmixhano dhe disa gjethe rukola.

Në stinën e verës, këtë supë mund ta servirm edhe të ftohtë duke shtuar mbase edhe 2 apo 3 karkaleca të vegjël të zierë në çdo pjatë.