Mes shiritave të qymyrit- Poezi nga Ismet Tahiraj

Nga Ismet Tahiraj

MES SHIRITAVE TE QYMYRIT

Mes shiritva te qymyrit Gjeraqinë

Farfurinë Lahurit yt

Mbi thekët e zi mbi lendinë.

E Ti me kominoshe Punëtorëve vije Zhgjëndërr ish , Ti.

Kur kaloja trasenë Gurëve te shtruar Shirita plotë zhurmë.

Ngarendin turni I punëtorëve Ta plotësonte normën ,

E Ti më faqet e tuaja Tejet te kuq rrëmeta I ndizeshe korijet

Po mbi to, po shkiste Shkëndi o pas shkëndije.

Në zhgjëndërr me vishe

Në zhgjëndërr më shtiheshe Ethet më rroknin

Më tërsëllëm Kur lahuri yt

Mes shiritave qymyri Ngrite burinë…

 

Oh , ndalu një çikë Shkurreve mos ikë, Ashtu blozë pluhuri Siç jam

Rrufeshëm një puthje Peng ta kam.

Të më zbresë Zjarrmia ,përflakuri.

Dielli djeg si saç Kominoshe e jote Alivani për tokë Më përplasë.

Për dy sytë e tu Si kokrra lajthie, Me mite rinore

E vrazhdësi pjekurie.

Veç një herë në dorë te kam Te kam mbi plisat e qymyrit As hinkë ,as cilinder kthyes, S‟do t‟I bie në aman.

Kur nën lahurin tuaj Kaçurrelat e tuaj më çmendin, Ashtu më blozë

Blozë qymyri siç janë.

 

Bebëz e jote më djegë Bebëz e jote shkëndisë Më trimëron.

Punëtoret bërtasin Për norma Rregulla te punës Po fundi I fundit Këto s‟janë as gjë As gjë për mua e ty Veç flluska sapuni.

Rreshkun e buzëve te mija S‟njomë as qumështi

Nga gota apo kutia Veç qumështi yt

I bardhëm

Nga thithat e tuaja Që t‟I fali perëndia.

Të më jap forcë Buldozëriste Prozhektor ndriçimi.

Veç djersë e jote

Që është rrëshirë kujtimi, Mes vravashkash

Më ngulfatë tindimi.

Mbi gjinjtë e tu

Do te shkapërderdhesha, Dehesha.

 

E rrugë për shtëpi

As një herë s‟ do ta gjetsha. Se jam I ri

Tepër I ri Oh axhami.

Dhe vdekjen e dua Mbi thithat tuaj, Nëpër ato korije

Ku vije blozë e pluhurit Mes shiritave te qymyrit.

Të nginjëm përgjithnjë A po I etur ,flakë te rri,

Më normën e pa normuar Te lahurit tuaj gri.

Mes shiritave të qymyrit Te (mos) jemi kandila Që vuajmë….