Jennifer Lopez po fiton shuma të mëdha parash për paraqitjet në ngjarjet private në Katar, shkruan TMZ.
Burime të “TMZ” tregojnë se këngëtarja u shfaq javën e fundit në Katar për një performancë 20 minutëshe dhe një sesion pyetje-përgjigje në hapjen e madhe të një kompleksi super luksoz të banesave.
Për këtë paraqitje ajo ka marrë plot 2 milionë dollar, plus një milionë për shpenzimet, duke përfshirë edhe avionin privat.
Thuhet se JLo bisedoi me turmën për të drejtat e grave, një çështje mjaft e rëndësishme në vend.
Javën e ardhshme këngëtarja do të performojë në një ndejë ku sërish do të këndojë 20 minuta dhe do të fitojë 1.2 milionë dollarë.
Fitime të ngjashme kanë pasur edhe emra të njohur si Lady Gaga, Bruno Mars dhe The Weeknd.