Roma ka lajmëruar se do të dhurojë 150,000 euro për tifozin e Liverpool Sean Cox.
Cox ishte rrugës në Anfield për të parë gjymsëfinalen e Champions League prillin e kaluar kur është sulmuar nga dy ultras të Roma-s.
53-vjeçari, babai i tre fëmijëve, është plagosur rëndë duke rënë në koma për muaj të tërë, por ka akoma nevojë për shërbimet e mjekëve.
“Presidenti i klubit AS Roma Jim Pallotta sot ka lajmëruar se do të dhurojë 150,000 euro për familjen e tifozit të Liverpool Sean Cox për ta ndihmuar me kostot e rehabilitimit,” shkruhet në deklaratë.
“Roma do të dhurojë 100,000 euro nëpërmjet Fonacionit Cares të klubit, teksa Pallotta ka vendosur të dhurojë 50,000 personalisht.”
Deklarata për shtyp erdhi pasi drejtuesit e klubit italian kishin udhëtuar në Irlandë të premten e kaluar për t’u takuar me gruan e Sean, Martina.
Përveç dhurimit bujar, Roma ka rënë dakord për të bashkëpunuar me familjen Cox për një iniciativë të re që do të rrisë fonde të tjera në mënyrë që ai të shërohet sa më shpejtë.