Është thuajse e pamundur të mos keni dëgjuar të paktën njëherë hitin “Ushtari i rrugës” një prej këngëve më të dashura për publikun shqiptar si dhe një prej sukseseve më të mëdha të grupit “Ritmi i Rrugës” dhe këngëtarit Besnik Qata.
Por 16 vite pas pas publikimit të këngës që është shndërruar në hit të padiskutueshëm, këngëtari Besnik Qaka ka sjellë pjesën e tij në versionin live.
Anëtari i NRG Band dëgjohet duke kënduar dhe duke luajtur në piano, ndërsa në përshkrimin e videos ka treguar se janë bërë plot 16 vjet nga publikimi i hitit.