
Termi klaustrofobi vjen nga latinishtja dhe i referohet frikës ndaj vendeve të mbyllura si në ashensor, metro, kalime nëntokësore, por edhe dhoma të vogla me ose pa dritare etj.
Njerëzit që vuajnë nga klaustrofobia e kanë të zakonshme ndjenjën sikur ju mungon oksigjeni. Klaustrofobia shoqërohet nga ankthi, djersitja, përzierje, vështirësi në frymëmarrje, sulme paniku, rrahje zemre të përshpejtuar, të dridhura, marramendje, ndjesi shpimi gjilpërash, ndjesi mbytjeje etj.
Mirëpo cilat janë shkaqet e këtij çrregullimi?
Sipas disa studimeve origjina mund të jetë një mosfunksionim i “amygdala” pjesë e sistemit limbik dhe ndikon në procesin e perceptimit të rrezikut.Gjithashtu traumat e përjetuar gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës mund të jetë i lidhur me fillimin e këtij çrregullimi.
















