Nga dr. Mhill GECAJ – Tiranë
Në çdo vend të Europës ka farmaci nate që shërbejnë me grafik të miratuar nga autoritet në bashkëpunim me Urdhërin e Farmacive duke ju ofruar shërbim pacientëve !
Kjo nuk ndodh në shumë Bashki të vendit, përjashtuar një farmaci në Tiranë që nuk është në gjendje të ofrojë shërbim për 1 milionë banorë.
Kjo duhet të ishte në çdo Bashki,
Farmacistët pasi mbarojnë ose kanë realizuar xhiron e kënaqësisë ditore e mbyllin atë dhe ikin në shtëpi pa dashur të dijnë për ata të cilët kanë nevojë !
I bëj një apel Ministrisë së Shëndetësise që të shikojnë këtë shqetësim të qytetarëve dhe personelit mjekësor !