Manfred Weber
Ligjvënësi gjerman në Bashkimin Evropian, Manfred Weber, ka fituar garën për të udhëhequr partitë e qendrës së djathtë në zgjedhjet e BE-së që do të mbahen në muajin maj.
Weber po ashtu do të jetë kandidat i Partisë Popullore Evropiane për t’u bërë president i Komisionit Evropian.
Ai ka mundur ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb në konferencën e partisë të mbajtur në kryeqytetin e Finlandës, Helsniki.
Sipas të dhënave zyrtare të votimit, Weber ka fituar përkrahjen e pothuajse 80 për qind të delegatëve.
Ai ka qenë lider i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian nga viti 2014.
Sipas parashikimeve, kjo Parti pritet të fitojë shumicën e ulëseve në zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian, andaj Weber do të jenë në pozitë të favorshme për të zëvendësuar Jean Claude-Juncker, i cili aktualisht mban presidencën në Komision Evropian.
Ndërkohë Partia Evropiane Socialiste ka nominuar gjatë kësaj jave, nënpresidentin e këtij Komisioni, Frans Timmermans si kandidat në zgjedhjet e ardhshme.