Cilat janë tri vendet ku nuk duhet mbajtur telefoni?

Rrallë ka njerëz që telefonin nuk e mbajnë afër vetes shumicën dërmuese të kohës, apo në çdo vend ku shkojnë.

Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse janë disa vende ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin.

Më poshtë media rendit tri vende ku nuk preferohet mbajtja e telefonit mobil:

Në shtrat, afër jastëkut

Do të zgjoheni keq dhe për më tepër do të ndjeni dhimbje koke për shkak të rrezeve të dëmshme.

Afër lëkurës së fytyrës

Do të dëmtoni lëkurën pasi bakteret në telefon transmetohen menjëherë.

Afër të vegjëlve

Ndonjëherë janë mjeti i duhur i shpërqendrimit për ta, por dëmi që shkakton në trupin e tyre është shumë më i madh, rrezatimet e telefonit janë të dëmshme.