Të krijuar nën regjimin republikan nga Ahmet Zogu, kryetar i Shtetit, urdhërat kalorsiakë shqiptarë u ruajtën si urdhra dinastike dhe merite të Shtetit nga Familja mbretërore Zogu që prej shpalljes së monarkisë në shtator 1928.
Mbreti i Shqiptarëve, Kryetar i Familjes mbretërore Zogu, është automatikisht shef dhe Mjeshtër i madh Sovran i këtyre Urdhrave.
Gjatë pushtimit italian, Mbreti i Italisë, Viktor-Emanueli III, uzurpoi Kurorën e Shqipërisë dhe akordoi në mënyrë ilegjitime dekoratat e urdhrave mbretërorë duke i trajtuar si një lloj urdhëri kolonial. Pasi hoqi dorë nga Kurora e Shqipërisë e marrë me dhunë më 1939, shefi i Shtëpisë Savoja, rreshti së qënuri artificialisht mjeshtër i madh i Urdhrave mbretërorë.
NMT Mbreti Zog I dhe NMT Leka I i Shqiptarëve vazhduan të akordonin në mënyrë të pandërprerë dhe legjitime Urdhërat mbretërorë, në ekzil (1939-2002), dhe vazhdojnë t’i akordojnë edhe sot që Familja mbretërore është rikthyer në atdhe.
Sipas parimeve që specifikojnë vlefshmërinë e Urdhrave kalorsiakë, specialistët dhe juristët janë të një mendjeje që ish-sovranët që nuk kanë abdikuar i ruajnë të paprekura dhe të plota të drejtat e tyre mbi “fons honorum” e statutit të tyre edhe mbi Urdhrat kryetarë të të cilëve ata kanë mbetur dhe që mund të konsideroheshin si Urdhra thjesht shtetërorë apo merite.
“Fons honrum” i Familjes mbretërore shqiptare përbëhet prej tre urdhrash kalorsiakë dhe një urdhëri ushtarak të organizuar si një dekoratë e lartë merite ushtarake.
KOLIERI I SHQIPNIS (I njohur edhe si Kolieri i nderit i Shqipërisë) Krijuar : 3.12.1925
Urdhër i përbërë nga një klasë e vetme që i rezervohet Mbretit si shef i Shtetit dhe i Familjes mbretërore dhe si mjeshtër i madh i Urdhrave mbretërorë.
Mund t’i akordohet Princit të Kurorës, sovranëve të tjerë apo shefave të ndryshëm të Shteteve. Në të kaluarën mund të përmenden si mbajtës të këtij urdhëri prestigjoz Mbreti Faruk i Egjiptit dhe Mbreti Albert I i Belgjikës.
URDHRI I BESËS (I njohur edhe si Urdhri Besa) Krijuar : 22.12.1926
udheri i Beses
Urdhër i akorduar për merita krejt të veçanta ndër qarqe ushtarake a civile, që me veprat e tyre i kanë sjellë Shqipërisë dobira të vlefshme. Tre klasa : kalorës, oficer, komandar ; dy rangje : oficer i madh, kordon i madh me yll. Urdhëri i Besës është dekorata më e lartë që jepet nga Mbreti i Shqiptarëve.
Rangu i kordonit të madh me yll i rezervohet Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqiptarëve dhe mund t’i akordohet Princit trashëgimtar, shefave të Shteteve, dhe rrallë diplomatëve të një rangu të lartë. Numri i personave me origjinë shqiptare që mund të dekorohen me kordonin e madh është i kufizuar në 6.
Mbreti Zog I dhe Mbreti Leka I ja kanë akorduar këtë rang të Besës personaliteteve të tillë si Mbreti Faruk i Egjiptit, Princit Abib të Turqisë, shahut Reza Pahlevi të Iranit dhe Anuar el-Sadatit, president i Egjiptit.