Shqiptarja 25 vjeçare Klivja Çaçi, nga fshati Drithas – Libonik – Korçë, e cila prej dy vjetve me një Llotari Green Cards erdhi në SHBA, humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik në shtetin e Michiganit, trasmetoi televizioni i shqiptarve të Amerikës – ALBTVUSA.
Në kronikën e saj ALBTVUSA, tha se ngjarja ndodhi pasi makina e saj u përmbys në autostradën 96, në Livonia të Miçiganit.
Nga të dhënat e para policia metropolitane, tha se nuk kishte ndonjë indakacion që tregonte se drejtuesja e automjetit kishte konsumuar alkool ose përdorur ndonjë substancë narkotike.
Për të gjithë Shqiptarët që posedojnë Kartën e Kredisë ose Debitit, Uebsajti i njohur ndërkombëtarisht “Go Fund Me”, i cili me shqiptarët e Amerikës, ka hapur këtë lidhje për donacion: https://www.gofundme.com/klivja-caci-funeral , njoftoi se deri tani në dy ditë nga 705 njerëz janë mbledhur 50,018 dollar prej 60,000 që duhen bërë për dergimin e kufomës në Shqipëri.
Ministria e Shtetit për Disporën, shkroi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook :” Miq dhe të afërm të 25-vjeçarëve, Klivja Çaçi, e cila humbi jetën dy ditë më parë në një automobilistik aksident në SHBA, po përpiqen të sjellin trupin e saj në atdhe. Ata kanë nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme. Ti gjendemi pranë familjes së saj në këtë ditë të vështirë duke kontribuar në linkun e mëposhtëm.”
Shqiptarët në ”Go Fund Me”, shkruajn se “Klivja Çaçi ishte një shpirt i mahnitshëm. Ajo ishte një rreze dielli e përditshme. Ajo ishte me të vërtetë një engjëll në tokë. Ajo ishte një vajzë e madhe, duke punuar shumë dhe duke shkuar në shkollë me orar të plotë. Ajo që donte të bënte ishte të jetonte ëndrrën amerikane. Ajo erdhi në Amerikë për një jetë më të mirë për të dhe familjen e saj. Ajo theu të gjitha zemrat tona kur Perëndia e mori atë në shtëpinë e saj në Qiell. Ajo ishte e re për të shkuar në Qiell në moshën 25 vjeçare. Ajo lë prapa babanë e saj, nënën dhe vëllain që janë në Shqipëri. Klivja Çaçi, engjëlli ynë në qiell. Ju nuk do të harrohen dhe do të jeni gjithmonë e dashur. Çdo dhurim do të mbështesë rrugën e saj në shtëpi për prindërit e saj dhe vendin e saj të fundit në amshim.”