NË UDHËN V

Nga Ismet Tahiraj

NË UDHËN  V

(Qershor1999)
Për mbi shtëpitë
E Beçirajve,
Mu ne veri
Vije një udhë
Me germën V
Herë si
Si lot ne vaje
Herë si
Katrahurë.
Udhë qe shpije
Faqeve te lëmuat
Te gurit.
Apo si i themi
sot
Brus-
Me qindra pelegrinazh
Derdhshin
O zot
Për një mot te mirë
Aty kishte lindje te reja
As një vdekje ,as më pahir.
natëditë
Përbironin kohën
E keqja ju varte
Manikyr.
Po moti
Erdhi i mirë
Pelegrinazhet,
S’kishin napë
As errësirë…

DETI I ZEMRËS
Menduam se deti
I zemrës s’do të
Vije kurrë.
Bashkë me te
Do fashitet edhe Buleci
Edhe gurët e shenjtëruar.
Ne i donim lindjet e reja
Zanafillë gufues
E kurrë e shuar.
Purpur te gjallëruar.