Ballina Bota Konservativët e Merkelit kërkojnë ndryshime të diskursit të partisë pas largimit të...

Konservativët e Merkelit kërkojnë ndryshime të diskursit të partisë pas largimit të saj

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka diskutuar nëse duhet të ndryshohet axhenda e Partisë Kristian-Demokrate (CDU) në konzervative, kur ajo të dorëzojë pozitën e kryetares së partisë.

Mbështetja ndaj Partisë Social-Demokrate, partnere e koalicionit ka pësuar rënie, sipas një ankete të publikuar disa orë para diskutimit të diskurisit të partisë.

Merkel bëri të ditur javën e kaluar se do të dorëzojë mandatin si kryetare e partisë në dhjetor, duke i dhënë fund periudhës prej dy dekadash, ku bëri ndryshime të partisë nga qendra e djathtë në qendrore.

Deklaratat e Merkelit vijnë pasi mbështetja për bllokun e saj konservator ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare në dy shtete: Bavari dhe Hesen.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, një nga tre kandidatët për të zëvendesuar pozitën e Merkelit, tha se partia ka pësuar në momentin që është bërë qendrore, në vitet e fundit.

“Partitë duhet të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Mënrya se si ne e shohim shoqërinë dhe njerëzit është krejtësisht ndryshe nga Social-Demokratët”.

Angela Merkel do të japë dorëheqje edhe nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.

Merkel shërben si kancelare e Gjermanisë qysh në vitin 2005, ndërsa në krye të demokristianëve është qysh në vitin 2000./REL