Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka bërë të ditur se për herë të parë është ngritur flamuri i Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit.
Flamujt e shumë shteteve janë vendosur në katedralen franceze për të shënuar 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore.
“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi në Facebook. /klankosova