Federata kineze ka skualifikuar për një javë mesfushorin brazilian të Shandong Luneng, Diego Tardelli, sepse preku fytyrën gjatë himnit kombëtar kinez përpara një ndeshje. Regjimi komunist ka aprovuar një ligj, vitin e shkuar, për të ndëshkuar ata persona që nuk respektojnë himnin. Tardelli nuk është i pari që ndëshkohet për këtë arsye.
Futbollisti 33 vjeçar ishte duke parë poshtë dhe po krruante fytyrën me dorën e djathtë, ndërsa himni po ekzekutohej përpara ndeshjes me Shanghai SIGP të dielën. Në komunikatën e CFA lexohet: “Mënyra e mimikës së Tardelli-t nuk ishte e duhura ndrësa himni po ekzekutohej. Kjo shkakton një impakt social negativ”.