“MTV EMA” është një ndër eventet muzikore që mezi priten dhe të gjithë shikojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe spektaklin, por jo shumë kanë mundësi të shohin se çfarë ndodh pas skene.
Ermal Meta do të jetë ambasador special i MTV Itali. Fitues i edicionit të vitit të kaluar në kategorinë “Best Italian Act”, Ermal Meta do të udhëtojë në Bilbao, për të zbuluar të gjitha sekretet e “MTV EMA”, së bashku me Yuri Gordon. Këngëtari shqiptar e bëri njoftimin në faqen e tij në “Facebook”, duke ftuar të gjithë fansat për ta ndjekur në këtë lloj rrugëtimi aventurë.
https://www.instagram.com/p/BppIdu0ByyE/?hl=en&taken-by=ermalmetamusic
“MTV EMA 2018” do të zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, mbrëmjen e së dielës, më 4 nëntor.