Ballina Bota Zhvillohen protesta në Brazil pas fitores së Jair Bolsonaro, presidentit të ri

Zhvillohen protesta në Brazil pas fitores së Jair Bolsonaro, presidentit të ri

Në disa qytete të Brazilit janë zhvilluar protesta kundër fitores në zgjedhjet presidenciale të kandidatit të së djathtës ekstreme Jair Bolsonaro.

Në San Paulo, disa mijëra marshuan në një nga rrugët kryesore, shumë prej të cilëve mbanin në duar flamuj me ylberë dhe pankarta kundër fashizmit.

Guilherme Boulos, ish-kandidati për nënpresident i Partisë së Punëtorëve që humbi në balotazhin e së dielës, u doli në mbrojtje protestuesve dhe të drejtës së tyre për të marshuar. Ai tha se “presidenti duhet të respektojë lirinë e demonstrimit e të shprehjes si dhe duhet të respektojë opozitën e të mos thotë se protestuesit rrezikojnë të burgosen”.

Fitorja e zotit Bolsonaro e pozicionon Brazilin fort në të djathtën, pas katër procesesh zgjedhore të njëpasnjëshme, të cilat janë fituar nga kandidatët e majtë të Partisë së Punëtorëve.

Ashtu si udhëheqësit e tjerë të djathtë që kanë ardhur në pushtet në disa vende, Jair Bolsonaro e ndërtoi popullaritetin e tij me komente shpesh të ashpra ose fyese dhe me qëndrime radikale.