Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të inaugurojë aeroportin e ri të Stambollit, për të cilin Qeveria Turke pretendon se do të jetë më i madhi në botë.
Aeroporti, vetëm një nga projektet madhore të Erdoganit ishte planifikuar të hapej plotësisht të hënën, mirëpo punimet janë penguar nga disa vonesa dhe greva të punëtorëve për kushte të rënda të punës.
Erdogan ishte zotuar për të finalizuar projektin në vlerë të 12 miliardë dollarëve, ashtu që ta kthejë Stambollin në zonë lidhëse mes Evropës, Azisë dhe Afrikës si dhe ta shndërrojë linjën e fluturimeve, Turkish Airlines në gjigant të aviacionit.
Megjithatë ky airport tani do të ofrojë fluturime në vetëm 5 vende, derisa të zgjerohet hapësira e hapjes më 29 dhjetor.
Ky aeroport pritet të ketë 90 milionë pasagjerë brenda vitit, dhe kur të gjitha zonat të kompletohen më 2028, të pranojë rreth 200 milionë pasagjerë për 12 muaj.
Fluturimi i parë nga aeroporti ende i paemëruar do të jetë drejt Ankarasë.
Erdogan pritet të prezantojë emrin e ri të aeroportit në ceremoninë e së hënës. Shumë emra janë përfolur për aeroportin e ri, në mesin e tyre edhe ai i vetë presidentit turk.
Sot hapet aeroporti i ri i Stambollit, duket i mahnitshëm
Sot do të hapet aeroporit i ri i Stambollit.
Për ndërtimin e aeroportit “Istanbull Jeni Havalimani” janë ndarë rreth 10,5 miliardë euro.
Ndërtimi i aeroportit filloi në qershor të vitit 2014 dhe deri më tani ka përfunduar faza e parë prej katër fazave të ndërtimit.
Është paraparë aeroporti pas fazës së parë të mund t’i pranojë 90 milionë pasagjerë brenda vitit.
Inaugurimi pritet të bëhet sot, ku do të jenë të pranishëm edhe liderë nga disa shtete të botës.