BBC: Merkel nuk do të kandidojë për një tjetër mandat

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë partisë së saj Kristian-Demokrate (CDU) se ajo nuk do të garojë për një tjetër mandat udhëheqës në zgjedhjet e muajit dhjetor, kanë thënë disa burime, transmeton BBC.

Vendimi saj vjen pasi partia e saj është përballur me humbje të thella në zgjedhjet rajonale, të cilat kanë kërcënuar stabilitetin e koalicionit qeverisës.

Merkel ka qenë në krye të partisë CDU nga viti 2000, duke u kthyer kështu në një prej lidereve më afatgjata në këtë parti.

Ajo ka udhëhequr Gjermaninë si kancelare nga viti 2005 derisa ka synime për të mbetur ende në këtë pozitë.