Numri i ri i revistës “Perla”

NË  FOTO : IBRAHIM HAJDARMATAJ

  • Perla, reviste shkencore – kulturore tremujore, keto dite doli ne qarkullim numri i pare i ketij viti 2018.

Ky numer eshte i vecante, i cili permban aktet e konferences shkencore nderkombëtare te zhvilluar  ne Teheran me teme :

<<Angazhimi i mendimeve te Naim Frasherit >>

Revista eshte e ndare ne 6 kapituj.

  1. Kumtesa e referate shkencore, 22 punime.
  2. Albanologji, 4 punime.
  3. Iranologji, 2 punime.
  4. Pasqyra e librave, 2 punime.
  5. Kronika kulturore, 1 punim
  6. Nekrologji, 2 punime

Ne fillim paraqitet hapja e Konferences ne Teheran.

Ne sallen e konferencave “Shehid Motahari” te Universitetit “Tarbiat Modares” ne Teheran u zhvillua konferenca shkencore nderkombëtare “Analizimi i mendimeve te Naim Frasherit”. Ne kete veprimtari shkencore i ftuar special ishte Prof. Dr. Rexhep Mejdani, ish-President i Republikes se Shqiperise dhe Dr. Abu Zar Ebrahimi Torkman, kryetari i Organizates se Kultures dhe Bashkepunimit Islam ne Teheran.

FOTO : Ish- Presidenti i Republikes se Shqiperise Z.Rexhep Mejdani

Kjo konference nderkombëtare per analizimin e mendimeve dhe te vlerave te poezise se Naim Frasherit shenoi edhe nisjen e dialogut kulturor te Iranit me vendet e rajonit te Ballkanit.

Prof. Dr. Rexhep Mejdani, ish-Presidenti i Republikes se Shqiperise, i cili nder te tjera deklaroi se poeti Naim Frasheri eshte burim krenarie per kombin shqiptar dhe shtoi se ai eshte nje prej poeteve me te rendesishem te Shqiperise, ashtu sic jane te rendesishem per iranianet Khajami, Hafezi, Rumiu dhe Sadiu. Ish- Presidenti shqiptar rikujtoi se ne shekullin e 19, gjuha perse ka qene shume e perhapur ne mesin e dijetareve, mendimtareve dhe intelektualeve shqiptare.

Prof. Dr. Akademik Shaban Sinani ligjeroi :

“ NAIMI DHE RUMIU NE KONTEKSTIN E PRANISE KULTURORE PERSO-IRANIANE NE TRADITEN SHQIPTARE ”

duke na treguar per Naimin e pandryshuar.

Gjate shekullit te XX e me pas historia e letersise shqipe  eshte shkruar e rishkruar disa here, nga studiues vendes e te huaj, nga individe e institucione, vleresimi per Naim Frasherin ka mbetur gjithnje i pandryshuar. Ai eshte cilesuar ne njejes poeti kombetar, Dichter misionar, poeti-profet, me nje rol mesianik ne themelimin e identitetit dhe te gjuhes se shkruar shqipe.

Si Naimi s’ka te tjere, – shkroi Andon Zako Çajupi, nje poet i njohur bashkekohes i Naimit ne diten e vdekjes se tij, dhe ky mendim nuk ka ndryshuat.

101 poete per Naimin eshte titulli i njeres prej antologjive me poezi te zgjedhura kushtuar atij pergjate nje shekulli.

Prof. Dr. Ali Aliu, akademik ne punimin :

“ NE GJIRIN E PERENDISE DHE BUKURISE ESHTE FOLEJA E DASHURISE ”

( “Bukuria” e Naim Frasherit dhe “Harmonia perfekte” e Ibn’ Arabiut ) na njeh me :

Ibn’ Arabiu lindi me 1165 me Murcia te Andaluzise, Spanje dhe vdiq ne vitin 1240. Eshte njeri nder filozofet dhe teologet me te falshem te islamizmit. Mesimet e tij mistike jane mesimet me me ndikim per sofizimin ne pergjithesi. Autoriteti i tij prej dijetari dhe mendimtari ishte kaq i madh sa e quajten Sheiku i Madh ose Mesuesi.

Prof. Dr. Floresha Dado, akademike, ne temen :

“ DY EPOPETE E MEDHA TE NAIM FRASHERIT  :

 “EPOSI KOMBETAR, ISTORI E SKENDERBEUT DHE EPOSI FETAR QERBELAJA”

na prezanton dy poemat.

Veshtrimi ne plan krahasimtar i eposit kombetar Istori e Skenderbeut dhe i eposit fetar Qerbelaja, dy poema madhore te N. Frasherit, nuk do te thote thjesht hetim i tipareve qe i afrojne apo i dallojne, por krijon mundesine per tu thelluar ne shtratin e brendshem filozofik mbi te cilin ngrihen dy strukturat poetike.

Prof. Dr. Emil Lafe, akademik, prezanton shkencetaren ruse Natalija Aleksandrovna Çistjakova, e cila kishte lindur ne Petrograd, me 3 Maj 1920, e cila u nda nga jeta ne 17 Tetor 2008 ne Sankt – Peterburg.

Prof. Dr. Emil Lafe thote :

FOTO : Prof.Dr. Emil Lafe, Akademik

  • “ Nuk kisha pasur dijeni me pare per librin Povest e Skanderbege ( Historia e Skenderbeut ) te botuar nga Akademia e Shkencave e BRSS me 1957, me nje tirazh prej 6000 kopjesh. Keshtu e kam ndier si peng qe ta shperblej ne njefare menyre mundimin e profesoreshes N.A. Çistjakova dhe te bashkeshortit te saj te ndjere N.N Rozov per pergatitjen e botimit te “Historise se Skenderbeut “, duke i’a bere te njohur punen e tyre lexuesit shqiptar me perkthimin dhe botimin e kesaj kumtese interesante “.

Ibrahim Hajdarmataj me temen :

“ ALBANOLOGJIA NE KINE : ARRITJE DHE PERSPEKTIVA, KONFERENCE E PROF. DR. KE JING “.

Paraqet nje panorama rreth punes se suksesshme te kesaj albanologie kineze.

Shoqata e Gjuhesise Shqiptare organizoi nje takim mbreselenes me albanologen Ke Jing, shefe e Departamentit te marredhenieve me boten e jashtme dhe pedagoge ne katedren e Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Gjuheve te Huaja ne Pekin ( BFSU ). Takimi u zhvillua ne sallen kryesore te Bibliotekes se Kryeministrise ne Tirane, ku pergjegjesja e bibliotekes Znj. Ardita Repishti, kishte krijuar kushte shume te mira per zhvillimin e veprimtarise.

Merrnin pjese studiues e pedagoge te shkencave e filologjike, studente kineze qe ndjekin studimet per kualifikim ne Universitetin e Tiranes, gazetare, anetare te Shoqates se Miqesise Shqiperi – Kine, e te ftuar te tjere. Fjalen e hapjes dhe te paraqitjes e mbajti Prof. Dr. Emil Lafe, kryetar i Shoqates se Gjuhesise Shqiptare. Pasi pershendeti dhe falenderoi pjesemarresit e shumte per interesimin e  tyre rreth kesaj veprimtarie, ai beri nje paraqitje te shkurter te karrieres shkencore te Prof. Dr. Ke Jing dhe te Katedres se Gjuhes Shqipe ne Pekin, te cilen ajo e ka drejtuar me aftesi  e me perkushtim deri ne vitet e fundit, kur u ngarkua me detyren e shefes se Departamentit te marredhenieve me boten e jashtme ne Universitetin e Gjuheve te Huaja te Pekinit, i cili ka lidhje bashkepunimi me rreth 100 vende te botes.

Revista mbyllet me dy nekrologji dhe me pasqyren e lendes ne gjuhen persishte.

Duke dale ne pah puna me mjaft perkushtim, e bere nga Drejtori i kesaj reviste Seyed Ahmad Hoseini Alast, nga kryeredaktori Prof. Dr. Emil Lafe, akademik dhe sekretari Elton Lila.

Nepermjet kumtesave shkencore lexuesi shton dijet e tij.

Ibrahim Hajdarmataj, Kryetari i OJF-se “Mesuesi”