Receta e ditës/ Supë turke me kos

Përbërësit:

2 lugë miell
1 vezë
½ filxhan oriz
1 ½ filxhan kos
5 filxhan ujë + 1 koncentrat pule
1 filxhan ujë i nxehtë
3+3 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle nane e thatë
1 lugë kafeje kripë

Përgatitja:

Gatuajmë orizin në një gotë ujë të nxehtë dhe e heqim mënjanë. Shkrijmë 3 lugë gjalpë në një tenxhere dhe trazojmë miellin. E trazojmë në zjarr mesatar derisa masa të zverdhet. Ndërkohë përziejmë vezët dhe kosin në një tas.

Shtojmë ujin e ftohtë dhe koncentratin në tenxhere dhe e trazojmë vazhdimisht derisa masa e miellit të shpërbëhet. Shtojmë përzierjen e kosit me vezë dhe nuk rreshtim së trazuari. Në momentin që nis të ziejmë e lëmë në zjarr të ngadaltë e shtojmë kripë e orizin e gatuar.

E lëmë të ziejë edhe për 3-5 minuta. Në një tigan të vogël shkrijmë dy lugë gjalpë e kur të jetë nxehur mjaftueshëm shtojmë nanenë dhe fikim zjarrin. E ndajmë supën ndër tasa dhe e spërkatim me përzierjen gjalpë-mente. Shërbehet e ngrohtë.