Ballina Bota Mijëra protestues në Londër për marrëveshjen e Brexit-it

Mijëra protestues në Londër për marrëveshjen e Brexit-it

Mijëra protestues po vërshojnë rrugët e Londrës, për tu bashkuar tek ndërtesa e Parlamentit, duke bërë thirrje për referendumin final të marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian që njihet si Brexit.

Votuesit e rinj po e drejtojnë marshin, ku sipas organizatorëve pritet të marrin pjesë më shumë se 100,000 protestues.

Kryeministrja britanike Theresa May ka refuzuar një referendum të tillë.

Votuesit në Britani kishin votuar pro daljes nga Bashkimi Evropian në qershot të vitit 2016

Britania pritet të dalë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019. Plani është të bëhet nja hap tranzicioni për lehtësim të pasojave të marrëdhënies mes BE-së dhe Britanisë. Por, për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje në mes të dyja palëve, afati mund të shtyhet.