Kanë dalë shumë prova se migrena duhet të konsiderohet si një tregues i rëndësishëm i rrezikut për sëmundjen e zemrës, tek gratë.
Një studim i bërë në më shumë se 115 mijë gra tregon se ato që kanë migrenë kanë një rrezik më të madh për sëmundje të mëdha kardiovaskulare sesa gratë që nuk vuajnë nga migrena.
“Ne kemi gjetur një rrezik rreth 50% në rritje për sëmundje të mëdha kardiovaskulare,” shkruajnë ata në The BMJ.
Megjithatë, ata thonë se shkaqet e mundshme ende duhet të përcaktohen. Për më tepër, nuk ekzistojnë të dhëna nëse parandalimi i sulmeve të migrenës redukton këto rreziqe.