Në Hungari hyn në fuqi ligji për ndalimin e të pastrehëve. Qeveria pretendon, se me këtë ligj do të shpëtojë jetë: Kritikët e konsiderojnë atë si “jo human”. Në Budapest së shpejti nisin kontrollet.
Kryeministri aktual i Hungarisë Viktor Orban dhe politikanët e tij të çështjeve sociale duan ta zgjidhin prejkohësh këtë problem sipa smënyrës s ëtyre – thjeshtë duke i ndaluar të pastrehët. Disa herë qeveria dhe administrata të veçanta lokale kanë dështuar në Gjykatën Kushtetuese me përpjekjen e tyre si dhe në kuorumin e Gjykatës Supreme të Hungarisë, për herë të fundit në vitin 2016. Ndaj në qershor të këtij viti të qenit i pastrehë u ndalua me njëndryshim kushtetues: kësisoj një ankimim në Gjykatën Kushtetuese nuk ishte më i mundur. “Qendrimi për jetesë në hapsirat publike është i ndaluar”, thuhet në ligjin themelor hungarez.
Tashmë ligji ekzekutiv i ankoruar në nenin përkatës të kushtetutës hyn në fuqi dhe zyrtarisht ndalohet të qenit i pastrehë. Si jetesë në mjedise publike në bazë të ligjit mund të konsiderohet, nëse i pastrehu me laçkë e plaçkë që mban me vete qendron i ulur ose i shtrirë diku. Nëse me kërkesën e policisë personi nuk largohet nga vendqendrimi duke shkuar p.sh. në ndonjë strehimore, atë e detyrojnë të punojë për komunën ose në rast se e refuzon këtë, mund të arrestohet. Burgimi parashikiohet edhe nëse personi brenda tre muajsh pas tri kërkesash të policisë nuk është larguar nga vendqendrimi në hapësirat publike.Në këtë rast kërcënon një proces i përshpëjtuar dhe dënimi me burg. Po ashtu policia mund të konfiskojë dhe t’i asgjësojë edhe plaçkat e sendet që posedon personi i pastrehë, ndër to përfshihen edhe sende personale si p.sh. fotografitë. Kostot për këto mund t’i imponohen të prekurit.
“Varfëria nuk është akt penal”
Shumë organizata jo qeveritare në Hungari, ndër to edhe shoqata “qyteti u përket të gjithëve”, protestojnë prej muajsh kundër këtij ligji që e konsiderojnë si “jo human” dhe të papërshtatshëm për zgjidhjen e problemit. Në fundjavë demonstruan shoqatat civile dhe të artistëve kundër ligjit të ri, në pankartat e tyre shkruhej: “varfëria nuk është akt penal” ose “kush i trazon të varfërit, është burracak”. Edhe në nivel ndërkombëtar ligji i ri ka hasur në kritika dhe protesta. Në raportin e Parlamentit Europian të ashtuquajtur Sargentini p.sh. përshkruhet se si Hungaria shkel parimet e shtetit ligjor dhe vlerat themelore të BE-së. Raporti Sargentini është baza e një procesi të BE-së ndaj Hungarisë që është hapur ndërkohë.
Qeveria hungareze mbrohet ndaj kritikave dhe ve5anërisht kundrejt akuzës, se po i kriminalizon të pastrehët. Sipas saj, ligji i ri synon, që të shpëtojë jetën, tha sekretari përgjegjës i shtetit pranë Ministrisë për Burimet Njerëzore, Bence Rétvári, të hënën (15.10) në televizionin shtetëror hungarez. Qeveria do të parandalojë, që të pastrehët të ngrinë nga të ftohtit. Rrua për të dalë prej të qenit i pastrehë detyrimisht kalon në strehimoret përkatëse, ku të pastrehët gjejnë veshmbathje, mundësi punësimi dhe konsulencë sociale. Që prej 28 vjetësh, sipas qeverisë, në Hungari nuk është zgjidhur problemi i të pastrehëve, ndërsa ligji i ri tani do të ndihmojë në këtë drejtim.
Më mirë në rrugë
Sipas vlerësimeve në Hungari ka reth 30.000 të pastrehë, shumica e tyre jetojnë në Budapest. Sipas qeverisë strehimoret kanë në dispozicion për ta 19.000 vende, shoqatat civile, që kujdesen për të pastrehët thonë, se në strehimore ka vetëm 11.000 vende. Në shumë strehimore është ngushtë, thuhet, të pastrehët duhet të flenë në salla të mëdha dhe puna sociale është me mangësi, ndaj të rpekurit preferojnë më mirë të rrinë jashtë në rrugë.
Në përgjithësi politika e qeverisë Orban ndaj të pastrehëve është jo profesionale dhe diletante, thonë kritikët. Ligji i ri është përafërsisht po ashtu sikur të ndalosh sistemin shëndetësor, që njerëzit të sëmuren, thotë prifti i njohur metodist Gábor Iványi, i cili prej shumë vitesh drejton një shoqatë për të pastrehët dhe strehimoret në Budapest.
Exsperti i politikave sociale Bálint Misetics shkruan në revistën e përjavshme hvg: “Nëse shteti hungazer në tetë vitet e fundit do të kishte menduar si duhet e me arsye, se çfarë mund të bëhej, për të pasur më pak njerëz të pastrehë, në vend që të nxirrte këtë ligj pë rkundërvajtje dhe të ndryshonte kushtetutën, atëherë sot do tëksihte më pak nejrëz, që jetojnë në rrugë.”
Protesta: të shtrirë mbi karton
Se sa me konseguencë policia hungareze dpo ta zbatoj ëligjin e ri, mbetet të shihet. Në raportimet e mediave të pavarura në Hungari ditët e fundit shkruhet, se gjatë kësaj jave policia do të nisë kontrollet në Budapest. Kundër ligjit kritikët ndërkohë po protesojnë në njëmynrë të ilustruar: në shehset e Budapestit, ku qendrojnë shumë të pastrehë, ata kanë shtruar kartonë mbi të cilët shtriehn shumë demonstrues dhe qendrojnë atje për një kohë të gjatë.