Ballina Bota Franca vendos arsimin e detyrueshëm që në moshën 3-vjeçare

Franca vendos arsimin e detyrueshëm që në moshën 3-vjeçare

Fëmijët në Francë do ta nisin shkollën nga mosha 3-vjeçare. Projekt-ligji i ri i dërguar në parlament nga ministri francez i arsimit Jean-Michel Blanquer përcakton nisjen e mësimdhënies së detyrueshme në kopshtet publike dhe private.

Jean-Michel Blanquer, ministër francez i Arsimit :Është një masë emblematike që do të hyjë në fuqi që prej vitit shkollor 2019 që është shkolla e detyrueshme për fëmijët që në moshën 3 vjeçare. Mësimdhënia e detyrueshme është një vendim historik nga ana e presidentit.

Arsimi i detyrueshëm në moshën 3 vjeçare, është një premtim i presidentit Emmanuel Macron. Për shefin e Elizesë, fëmijët në atë moshë nxënë më shumë dhe në mënyrë më të shpejtë.

Megjithatë nisma ka hasur kundërshti, për vështirësitë në zbatimin e saj dhe për kostot ekonomike. Ky vendim vjen pak muaj pas atij për të ndaluar celularët dhe pajisjet teknologjike në bankat e shkollave të ciklit të parë, që gjithashtu ngjalli debat të gjerë në Francë.